

Mirë se erdhëttek Joer.al
- Joer.al është një faqe e specializuar në prodhimin/tregtimin e produkteve elektronike si dhe mësimeve online. Ajo ju dedikohet të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve të cilët janë të apasionuar pas elektronikës dhe informatikës.
- Qëllimi ynë është frymëzimi dhe angazhimi i gjeneratave të reja drejt një përdorimi të vetëdijshëm të teknologjisë si dhe për të mësuar aftësitë e botës të së ardhmes.
Nxisim Krijuesit
Të gjithë jemi krijues. Ne vijmë në këtë jetë për të krijuar. Le ti japim formë ideve tuaja sëbashku. Në fund do të kuptoni që vetëm nëse niseni të krijoni me dashuri për dashurinë, krijon diçka të bukur dhe të nevojshme për njerëzimin.
-Ervin Truka
Çfarë thonë për ne
Në misionin tonë ne jemi gjithmonë të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë. Disa nga vlerësimet për ne jua përcjellim më poshtë.
Së bashku me stafin e Joer.al kam ndrërtuar disa projekte dhe kam marrë pjesë në disa konkurse kombëtare ku dhe kam fituar çmime.
Danieli
Shkencëtar i ardhshëmMe ndihmën e Joer.al unë realizova temën time të dipllomës. Ndihma nga Joer.al në realizimin praktik të temës më ndihmoi në vlerësim.
Mariza
StudenteFabrika ime do ishte bllokuar me ditë të tëra, nëse Joer.al nuk do ta kishte zgjidhur defektin teknik që kishim pësuar në linjën e prodhimit.
Bashkimi
BiznesmenÇfarë ofrojmë ne
Ne kemi si objektiv të formojmë fëmijë dhe të rinj në fushën e shkencës, inxhinierisë, teknologjisë dhe informatikës nëpërmjet angazhimit direkt të tyre në mënyrë aktive në të gjitha etapat e zhvillimit dhe prodhimit të idesë së tyre. Ne ofrojmë kurse, informacione, pajisje dhe çfarë është më e rëndësishmja, praktikë.
Të vendosin në praktikë menjëherë nocionet dhe mësimet teorike është ajo që na pëlqen më shumë të bëjmë.