xham-trasparent
03/06/2022 nga Joer.al 0 Komente

Përse xhami është transparent?

Do mundohemi t'jua shpjegojmë në një mënyrë shumë të thjeshtë, pa përmendur mekanikën kuantike.

Struktura e qelqit në nivelin atomik.

Ju të gjithë e dini se çdo material, dhe për rrjedhojë edhe qelqi, përbëhet nga atome dhe çdo atom përbëhet nga një bërthamë qendrore në të cilën ne kemi protone, neutrone të rrethuar nga elektrone. Problemi është se bërthama është shumë, shumë e vogël në krahasim në madhësinë efekttive të atomit, i cili në fakt rezulton se përbëhet kryesisht nga hapësira boshe. Atëherë, mund të thuhet se çdo material duhet të jetë transparent si qelqi, pasi rrezja e dritës kalon në fakt përmes atomesh thelbësisht boshe.

Megjithatë, ky nuk është rasti, ne të shohim pse ndryshimin e bëjnë elektronet me energjitë dhe vetitë e tyre, pasi elektronet kanë aftësinë e jashtëzakonshme për të qenë në gjendje të thithin grimcat e dritës, pra fotonet, domethënë të jenë në gjendje të thithin një rreze drite.

Pra, nëse rrezja e dritës kur godet materialin kalon nëpër atome pa u thithur nga elektronet, atëherë materiali është transparent. Nëse, nga ana tjetër, rrezja e dritës përthithet nga elektronet, materiali i errët, si muri përshembull. Në rastin e xhamit, fizika na mëson se drita e dukshme ka një energji të tillë që nuk mund të përthithet nga elektronet, kështu që kalon i patrazuar. Prandaj dhe xhami është transparent.

qarku-thjeshte-elektrik
17/10/2021 nga Joer.al 0 Komente

Qarku i thjeshtë elektrik

KKiti eksperimental qarku bazë elektrik, KQBE-01, mundëson kryerjen e eksperimenteve të elektricitetit dhe qarqeve të thjeshta elektrike, për nivelin fillestar baz të arsimit 9-vjeçar.

Elementi bazë i tij është pllaka Eksperimentale me kontaktet sustëpër lidhjen e përcjellësve, të cilat lehtësojnë ndërtimin e qarqeve elektrike dhe kryerjen e eksperimenteve të ndryshme.

Ju do të ndërtoni vetë qarkun e thjeshtë elektrik me bateri, llambë dhe çelës, duke komanduar ndezjen dhe fikjen e llambës, do të kryeni eksperimente për materialet përcjellëse dhe jo përcjellëse të elektricitetit, do të demonstroni relacionin e tensionit, rrymës dhe rezistencës në qarkun elektrik, lidhjen në seri dhe në paralel të llambave, si dhe transferimin dhe shndrinim e energjisë elektrike në forma të tjera energjie .

Me përdorimin e këtij kiti, ju do të jeni në gjendje të kuptoni dhe mësoni, më lehtë dhe më mirë konceptet bazë të elektricitetit dhe qarqeve të thjeshta elektrike.

Kiti eksperimental qarku bazë elektrik KQBE-01 mund të mbahet në çantën e librave dhe të përdoret lehtësisht në bankat e shkollës ose në shtëpi,për kryerjen e eksperimenteve , punëve praktike në zbatim dhe në përputhje me tekstet shkollore dhe fletoret e punës përkatëse.

  • Lehtësisht i trasportueshëm
  • Lehtësisht i përdorshëm
  • Në përputhje me tekstet shkollore

"KQBE-01 Krijuar për të praktikuar"

Nëse urrejtja juaj do të shndërrohej në energji elektrike, e gjithë bota do të ndriçonte.

– Nikola Tesla

shenvalentino-matrix
17/02/2020 nga Joer.al 0 Komente

Matricë Elektronike me Arduino, që shfaq ” I ❤️ U

Sot po ju prezantojmë me projektin tonë të parë, me të cilin hapim rrugëtimin tonë në botën e mrekullueshme të shkencës.

Ky projekt është një matricë elektronike e cila nëpërmjet arduinos shfaq shkronjën “I” “zemrën” dhe “U”, e cila bashkë ka domethënien I LOVE YOU

Një ide për të uruar partnerin ditën e Shën Valentinit apo dhe në raste të tjera për të shprehur dashurinë.
Më poshtë gjeni videon e cila ju tregon pajisjen në funksion.