xham-trasparent
03/06/2022 nga Joer.al 0 Komente

Përse xhami është transparent?

Do mundohemi t'jua shpjegojmë në një mënyrë shumë të thjeshtë, pa përmendur mekanikën kuantike.

Struktura e qelqit në nivelin atomik.

Ju të gjithë e dini se çdo material, dhe për rrjedhojë edhe qelqi, përbëhet nga atome dhe çdo atom përbëhet nga një bërthamë qendrore në të cilën ne kemi protone, neutrone të rrethuar nga elektrone. Problemi është se bërthama është shumë, shumë e vogël në krahasim në madhësinë efekttive të atomit, i cili në fakt rezulton se përbëhet kryesisht nga hapësira boshe. Atëherë, mund të thuhet se çdo material duhet të jetë transparent si qelqi, pasi rrezja e dritës kalon në fakt përmes atomesh thelbësisht boshe.

Megjithatë, ky nuk është rasti, ne të shohim pse ndryshimin e bëjnë elektronet me energjitë dhe vetitë e tyre, pasi elektronet kanë aftësinë e jashtëzakonshme për të qenë në gjendje të thithin grimcat e dritës, pra fotonet, domethënë të jenë në gjendje të thithin një rreze drite.

Pra, nëse rrezja e dritës kur godet materialin kalon nëpër atome pa u thithur nga elektronet, atëherë materiali është transparent. Nëse, nga ana tjetër, rrezja e dritës përthithet nga elektronet, materiali i errët, si muri përshembull. Në rastin e xhamit, fizika na mëson se drita e dukshme ka një energji të tillë që nuk mund të përthithet nga elektronet, kështu që kalon i patrazuar. Prandaj dhe xhami është transparent.